Shqipëria është nën pushtetin e krimit, sfida e demokratëve është mbrojtja e votës së lirë!

Shqipëria është nën pushtetin e krimit, sfida e demokratëve është mbrojtja e votës së lirë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Shqipëria është nën pushtetin e krimit, sfidat e demokratëve është mbrojtja e votës së lire.

Ai theksoi se Partia Demokratike, megjithë sulmet dhe përpjekjet për të zhdukur atë, ka qëndruar e palëkundur në mbrojtje të të vërtetës dhe votës së lirë, duke sfiduar manipulimet elektorale dhe ndërhyrjet e krimit të organizuar në procesin zgjedhor.

Berisha tha se, kjo betejë është një moment historik vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë.

Berisha: Mbi të gjitha, Shqipërinë që renditej në vendet, në grupin e vendeve më të varfra, e nxorrëm të renditur në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Besnikë të idealeve tona, ne humbëm zgjedhjet, pranuam rotacionin, dolëm në opozitë. Pra, u qëndruam vlerave dhe parimeve. Sot, çfarë ka ndodhur? Sot, në pushtet, partia e krimit. Nuk mund të ketë emër tjetër partia në pushtet përveçse parti-krimi. Në fakt ajo ka lidhje me krimin. Në fakt ajo është rritur me gjakun e shqiptarëve të ndershëm, në luftë civile. Në fakt ajo ka mbijetuar në shtypjen më të egër të shqiptarëve. Dhe sot, sot ajo më shumë se kurrë në historinë e saj, vjedh shqiptarët dhe poshtëron kombin shqiptar.

Miq, në diktaturën e narko-horrave votohej me dajre dhe daulle, dihet. Frika që kishte mbjellë patronazhisti që shpërndante tre muaj para zgjedhjeve, nga pallati në pallat, mbi terror, dhe njerëzit shkonin votonin automatikisht për kandidatin që s’duhej. Po sot? Ku jemi? Sot ne jemi përsëri një diktaturë. Një diktaturë e cila dallon nga e para. Ku dallon? E pranon pluralizmin. E para e kishte të ndaluar me kushtetutë. Kjo nuk e ka të ndaluar me kushtetutë, përkundrazi, kushtetuta sanksionon rend demokratik. Por kjo e shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet. E shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet dhe pluralizmin e shndërron të pavlerë, e shndërron në fasadë.

Edi Rama realizon këtë nëpërmjet, nëpërmjet shndërrimit të zgjedhjeve në farsë. Nëpërmjet propagandës së tij, se farsat janë votë, se farsat janë zgjedhje. Nuk ka demokrat e demokrat. Sot forca jonë politike ndodhet në një moment jashtëzakonisht të vështirë, por përcaktues për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra, nga njëra anë, nga njëra anë ky armik i votës së lirë zgjedhje nuk bën, ose bën zgjedhje farsë një lloj si paraardhësit e tyre. Nga ana tjetër, të gjithë altoparlantët e mediave, 42 mercenarë të fjalës së lirë, shpërndahen çdo natë për t’u thënë shqiptarëve se Edi Rama fiton zgjedhjet, se opozita humbet zgjedhjet. Për të mbrojtur një mashtrim të pa, të pakufijshëm.

Por, kësaj here nuk eci. Kësaj here falë punës që u bë nga ju, qëndrimit që u mbajt, jo. Ai u sul si bandit dhe donte me çdo kusht të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Dështoi me turp. Përkundrazi, ato raporte do t’jua mbledh vetëm me dy fjali. Në Këshillin e Europës rekomandimi ishte që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që zgjedhjet në Shqipëri janë si në monizëm. Shteti me të gjithë fuqinë e tij në garë, partitë me mundësitë dhjetëra herë më të pakta në garë. Kurse në Parlamentin Europian, kryevëzhguesi i zgjedhjeve nga ai parlament deklaroi se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.

A i keni dëgjuar ju këto media të shpërfytyruara të flasin një herë për ndërhyrje, për rolin e tmerrshëm të krimit të organizuar? Tepër rrallë. Nuk mund të mohohet. Por kartelet e drogës nuk kanë si mision kryesor fushatë farse elektorale të qeverisë së krimit. Kthehem dhe njëherë, ne, parti e të vërtetave. Kësaj here, pavarësisht nga kalvari që kaluam, më i pamerituari, më qesharak, ai kalvar që kaloi Partia Demokratike ia vlen të bëhet, të bëhet skenari i një prej filmave më oruellian që mund të dalë. Po pse? Se mbronim të vërtetën.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news