Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e së premtes, në një banesë në Kamëz.
Nga shpërthimi nuk pati të lenduar, por vetëm dëme materiale. Lënda shpërthyese ishte vendosur në murin rrethues të banesës së Dritan Abazit.
Nuk dihet shkaku dhe personat që vendosen lëndën shpërthyese, por polica po punon për zbardhjen e ngjarjes.




