Një person ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerë u plagosën teksa po punonin për të shembur katin e tretë të një hoteli buzë liqenit të Pogradecit. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se tre personat ishin pajtuar nga pronari për të shembur katin e tretë të hotelit, i cili ishte pa leje dhe INUK i kishte dhënë 3 ditë kohë ta prishnin vetë, ose do të ndërhynin ata. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes




