“Shkarkuesin e ujit e kam përgjysmuar që mos të paguaj shumë!”
Kështu më tha Hasani, një invalid pune në qytet.
I premtova që për këtë kategori do të përgjysmohet vlera e pagesës në faturën e ujit, që në Durrës është më e shtrenjta në Shqipëri.
Por, ky nuk është i vetmi problem, me të cilin përballen këta familjarë.
Vështirësi të shumta, të cilat i ndamë në një bashkëbisedim të sinqertë dhe miqësor, me kryetarin dhe anëtarë të Shoqatës së Invalidëve të Punës së Durrësit.
Kërkesa bazike që mund t’i ndryshojnë cilësinë e jetës dhe t’i rikthejnë dinjitetin e munguar kësaj kategorie dhe jo vetëm.
Rikthimi i Bashkisë së Durrësit në shërbim të qytetarëve është objektivi im kryesor!




