Shifrat zyrtare/ Refuzimi i azilkërkuesve në Zvicër, shqiptarët të parët, kosovarët të 3-të

Artan Cena

azilkërkuesve në ZvicërNumri i Shqiptarëve të refuzuar është rritur nga 259 në 426 refuzime. Pas Shqipërisë renditet e dyta Nigeria, ndjekur nga Kosova, Gambia dhe Maroku

 

Shqiptarët janë të parët në listën e refuzimit të azilkërkuesve në Zvicër. Këtë e thonë statistikat e raportit të Departamentit Federal të Drejtësisë dhe policisë në Zyrih. Mësohet se Pas Shqipërisë renditet Nigeria, Kosova, Gambia dhe Maroku. Duket se ditë pas dite shqiptarët jaën duke zënë vendin e parë në Europë, atë të kërkimit të azilit në shtete të ndryshme. Por në Zvicër shqiptarët kanë zënë vendin e parë edhe për refuzimin e azilit. Sipas raportit, krahasuar me tremujorin e parë në vitin 2014, numri i Shqiptarëve të refuzuar është rritur nga 259 në 426 refuzime. Pas Shqipërisë renditet e dyta Nigeria, ndjekur nga Kosova, Gambi dhe Maroku. Në shifrat e publikuara mund të kuptohet që edhe në Zvicër shansi për të përfituar azil është shumë i ulët.

 

Azilkërkuesit në Zvicër

Këtë e vërteton ky raport i Departamentit Federal i Drejtësisë dhe Policisë në Zvicër. Nga statistikat vihet re që në tremujori i parë të vitit 2015, 426 shtetasve shqiptar i janë mbyllur aplikimet për azil dhe janë kërkuar të rikthehen në Shqipëri. Sipas raportit, krahasuar me tremujorin e parë në vitin 2014, numri i Shqiptarëve të refuzuar është rritur nga 259 në 426 refuzime. Pas Shqipërisë renditet e dyta Nigeria, ndjekur nga Kosova, Gambi dhe Maroku.

Në shifrat e publikuara mund të kuptohet që edhe në Zvicër shansi për të përfituar azil është shumë i ulët. Kohët e fundit, vihet re një rritje e madhe e azilkërkueseve shqiptarë në Europë. Nga shifrat e publikuara nga EUROSTAT-i, u vu re që në shtatë vende të Bashkimit Europian shtetasit shqiptarë përbëjnë grupet kryesorë si aplikues për azil. Sipas EUROSTAT-i në Islandë problemi është me i madh, ku 11 % e aplikuesve për azil janë shtetas shqiptar dhe sjellin numrin e kërkesave me të larta në ketë vend. Në Lihntenshtein dhe Irlandë shqiptarët përbëjnë grupin e tretë, në Francë dhe Luksemburg të katërtit dhe në Angli dhe Greqi shqiptarët përbëjnë grupimin e pestë.

 

Asnjë shans azili

Pak kohë më parë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vizitoi Gjermaninë pikërisht për çështjen e azilantëve shqiptarë. “Shqiptarët nuk do të kenë asnjë shans për të përfituar azil politik në Gjermani”. Ky ka qenë mesazhi i Ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas De Maizere dhe Tahirit, me të cilin ka ndarë shqetësimin për numrin e madh të azilantëve që i janë drejtuar Gjermanisë gjatë muajve të fundit. “Po merremi bashkarish me një çështje që na shqetëson, siç është azili. Janë shqiptare nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ky është një shqetësim i madh, sepse mund të prodhojnë paragjykime në raport me vendin tuaj, që ju do donit t’i shmangnit. Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil”, tha ministri gjerman, Thomas De Maiziere.

 

Itali, pranga korrierit shqiptar, i gjenden 7 kg kokainë

Një sasi prej 7 kilogramë kokainë janë kapur nga financierët e Varezes, të cilët kishin pasur informacion për disa shqiptarë, që punonin si korrierë kokaine në linjën Holandë-Itali. Policia ndaloi një veturë në zonën e Arkores (Arcore). Makinën e ngiste një 30-vjeçar shqiptar. Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 7 kile kokainë puro, të fshehura në një dopio fund midis sediljes  dhe llamarinës së kabinës së veturës. Financierët i sekuestruan korrierit shqiptar edhe 4450 euro, të cilat i kishte në portofol. Në makinë, policët kapën edhe 5 celularë fringo të rinj bashkë me kartat SIM. Gjatë kontrollit të një tjetër makine të përdorur nga korrieri i kokainës u gjetën 18 000 euro kesh të dyshuara si fryt i trafikut të drogës. Shqiptari i arrestuar u dërgua në Burgun e Monzas.

 

Lejonte lojërat e fatit pa licencë, prangoset oficeri i policisë

Arrestohet oficeri i policisë se merrte para nga pronarët e lojërave të fatit. Policia e Tiranës prangosi një ditë më parë Alkejd Zenelin, për kryerje të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i Zenelit është kryer pas një hetimi pro-aktiv të përbashkët 5 mujor mes  SHÇBA-së Tiranë dhe Task–Forcës së Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë të Gjykatës, Tiranë.  Nga hetimet ka rezultuar se oficeri i Policisë, me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë, lejonte në mënyrë të kundërligjshme aktivitet në fushën e Lojërave të Fatit, kundrejt shpërblimeve.  Gjithashtu është dokumentuar se Zeneli kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, duke mos i referuar në Prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar shuma të ndryshme parash.

 

Porositi një vrasje me pagesë, kapet pas disa muaj kërkimesh

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje me paramendim, mbetur në tentativë. Në sajë të operacionit të koduar “Xhiroja e Fundit” është arrestuar Mirdash Osmani.  Ai dyshohet se më 10 nëntor të vitit të kaluar ka porositur vrasjen e shtetasit F. A. Për këtë Osmani ka pajtuar si vrasës me pagesë tre persona, të cilët janë kapur në flagrancë nga policia.  Ndaj Mirdash Osmanit Gjykata e Dibrës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

 

Grabitja e bankës te rruga e “Kavajës”, grabitësit morën 10 mln lekë

Pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në rrugën e “Kavajës”në kryeqytet, burime nga grupi hetimor kanë dhënë detaje për shumën e marrë nga dy persona të armatosur. Këta burime nga uniformat blu të kryeqytetit kanë bërë të ditur, se grabitësit kanë marrë afërsisht 1 milionë lekë, shumë e cila ndodhej në arkë. Rezultati është nxjerrë pas inventarizimit të bërë nga banka në orën 14:40 minuta të së mërkurës 20 maj 2015, kur edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas policisë, pas grabitjes, dy të rinjtë të armatosur dhe me maska, dyshohen se janë larguar ndërmjet pallateve në drejtim të rrugës së “Myslym Shyri”. Por policia është duke hetuar edhe mundësinë që personat e armatosur të jenë përkrahur nga individë të tjerë, të cilët kanë bërë të mundur largimin e tyre vendngjarja. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe roja I filialit të bankës. Grabitja e bankës së rrugës së “Kavajës”, vjen pas grabitjes së bujshme të një banke tjetër pranë bulevardit “Zogu i Parë”, rreth 3 muaj më parë, ku në të dyja ngjarjet autorët nuk janë arrestuar nga policia.

 

Share it :