Qeveria është e vendosur që të miratoj amnistinë fiskale. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për ABC u shpreh se drafti është rishikuar duke marë parasysh ankesat e ndërkombëtare dhe të grupeve të interesit. Nderkohe ajo ka thene se për shkak të stabilizimit të cmimeve të karburanteve qeveria ka vendosur që të shfuqizojë bordin e karburanteve.
Pas një ekzistence gati një vjecare që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë ministrja Ibrahimaj bëri me dije se do të shfuqizohet bordi i karburanteve.
Brenda disa javësh ligjërohen edhe bastet sportive.
Qeveria ka nisur tashmë procedurat për marrjen e një eurobondi në vlerë prej 500 mln eurosh në tregjet ndërkombëtare.




