Shfrytëzoi të miturën për prostitucion për dy vite në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare.

Në pranga është vënë shtetasi Dervish Hasi, banues në Tiranë. Ai është vënë në pranga pas një kallëzimi të depozituar në komisariatin nr.1 në kryeqytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :