Sherri në Korçë, 5 persona rrahën me shkopa e leva 30 vjeçarin. Policia: Po punojmë për kapjen e autorëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mesditën e sotme, ku një 30-vjeçar është dhunuar me sende të forta nga disa persona.

 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi.

“Shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

 

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :