Sherr në studio, Murrizi-Peleshit: “Nuk përmbytet Divjaka se është ranore, ke qenë në PD, por kapërceve ylberin”

Gjatë debatit të sotëm televiziv për përmbytjet, deputeti demokrat Myslim Murrizi i ka kujtuar ministrit të bujqësisë Niko Peleqshi kohën kur ka qënë kryetar i Partisë Demokratike në Korçë, duke thënë më pas se Peleshi ishte larguar se përse nuk e kandidoi PD për kryetar Bashkie.

Peleshi: Deri në 2013 jeni marrë me pasojat dhe dëmshpërblimet nuk i keni dhënë. Shqipëria ka filluar të merret me shkakun pas 2013.

Murrizi: Po flisni si Enver Hoxha në 38. Nga 91 deri më tani ne kemi qeverisur 13 vite kurse ju 14 vite. A ke ardhur nga PS në këtu.

Peleshi: Po nga PS kam ardhur, po të isha i PD-së nuk do guxoja të vija.

Murrizi: Ke qenë ti në krye të Partisë Demokratike, por të ngeli qefi për një kryetar bashkie.

Peleshi: Kam qenë para doktorit, sa erdhi ai ikëm të gjithë ne pastaj.

Murrizi: Po ke qenë por nuk të vunë kandidat për bashki dhe ike. Tipe tipe është kjo punë, unë nuk e kapërcej ylberin, se nuk e kam qef, jam frikacak ti që e ke qef kaloje.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka harxhuar 600 mln euro për palma e pllaka guri.

Ndërsa nga ana e tij, ministri iu përgjigj prerë duke i thënë se ato para janë shpenzuar për Rilindjen Urbane që kanë ndryshuar të gjithë Shqipërinë.

Murrizi: 600 mln euro harxhuat për palma e pllaka guri,

Peleshi: E di çi thonë aq? Mos e ke fjalën për Rilindjen Urbane që ka ndryshuan të gjithë Shqipërinë. Mos u fut aty se të bëj copë.

Murrizi: Për atë pra e kam

Peleshi: Duhet investuar më shumë.

Murrizi: Po ndihmo hallexhinjtë mo.

Peleshi: Për hallexhinjtë ka buxhet më vete.

Murrizi: Ke thënë ministria e bujqësië do të bëjë 4.5 km argjinaturë.

Peleshi: Në janar të vitit 2018 do të detajohen investimet, dhe do të bëhen aty ku ka më shumë nevojë atdheu.

Murrizi thekson se përmbytja në Tiranë, autostradën Durrës – Tiranë dhe në Tërbuf nuk u përmbytën nga lumenjtë por nga mos pastrimi i kanaleve kullues.

Debati:

Peleshi: Se ke kuptuar mirë ministren.

Murrizi: Mos ishte në gjumë.

Peleshi: Mos ishe ti në gjumë.

Murrizi: Përmbytja e Tiranës, autostradës, Tërbufit , ka kaluar 1 mijë hektarë të përmbytur dhe nuk janë përmbytur nga lumenjtë. Po të tregoj se ti e ke shkrirë bordi kullullimit të Lushnjës nuk ekziston e mbylle drejtorinë e çove në Fier.

Peleshi: Nëse do të flisnim nesër në këtë orë do të shikojë që nuk do të kishte më asnjë hektarë të përmbytur.

Murrizi: Po sa duron gruri i përmbytur o Niko, nuk e di çfarë zanati ke. Nuk shkon më shumë se 72 orë fara e grurit.

Peleshi: Nuk janë as 1 mijë as 400 sa flitet në media.

Murrizi: Unë po ti them me shifra i ke apo jo, apo di sa të kanë thënë ata. Bllokimi i autostradës, bllokimi i rrugës në Mërrtisht deri në Ferras erdhi prej mos ndërtimit të urave nga mospastrimin e kanaleve kulluese.

Peleshi: Siç janë pastruar kanalet tani nuk janë pastruar për 25 vjet. Divjaka dhe Fieri nuk u përmbytën. Gjanica u pastrua, ajo e përmbyste Fierin.

Murrizi: Divjaka është tokë ranore nuk përmbytet mos e ngatërro.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :