Shehi: Në Rusi për një përfaqësim dinjitoz

images (6)

 

Pavarësisht nga humbja në debutimin në Europa League përballë Beshiktashit, Skënderbeu dha sinjale se mund të luajë si i barabartë përballë emrave të mëdhenj të futbollit. Orges Shehi, një prej shtyllave kryesore të kampionëve të Shqipërisë, beson se skuadra nuk do të zhgënjejë, me objektivin që të marrë rezultat përballë Lokomotivës së Moskës. “Për vetë situatën ku jemi, bëjmë pjesë në grupet e Euopa League dhe sigurisht që skuadrat janë shumë të forta. Shkojmë në këtë sfidë pas një paraqitje mjaftueshëm të mirë me Beshiktashin dhe shpresojmë që të marrim rezultat. Nuk diskutohet që edhe barazimi është një rezultat pozitiv”. Portieri i korçarëve është i vetëdijshëm për emrin e kundërshtarëve dhe faktin se ndeshja në kryeqytetin rus nuk do të jetë aspak e lehtë. Për më tepër pas fitores së Lokomotivës në ndeshjen e parë të Grupit H, në fushën e Sportingut të Lisbonës. “Janë skuadra të mirëformuara dhe me elementë mjaft cilësorë. Këtë e tregon edhe ndeshja e parë që fituan jashtë fushe, me një kundërshtar realisht shumë të fort si Sportingu i Lisbonës. Lokomotiva është skuadra e parë e grupit tonë, duan një vlerësim maksimal dhe jemi koshientë që do të jetë një përballje shumë e fort”. Prej debutimit në kupat e Evropës në sezonin 2011-2012, Skënderbeu ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e luajtura jashtë fushe, në korrik të këtij viti me rezultatin 2-0 në fushën e Milsamit Orheit.

 

 

Share it :