Sëmundjet e zemrës, ja çfarë duhet të hani

Qershitë

Sëmundjet e zemrës, ja çfarë duhet të haniQershitë janë të pasura me antocianine, antioksidues që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut.

Boronicat

Antocianina ju jep ngjyrën e kaltër të mbyllët dhe i ndihmon shëndetit. Boronicat përmbajnë acid elagjik, beta-karotinë, lutein, vitaminë C, folate, magnez, kalium dhe fibra.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë zëvendësim i shëndetshëm i patateve të bardha për zemër tek personat me diabet. Kanë indeks të ulët glikemik, fibra, vitaminë A dhe likopen.

Portokajtë

Ky frut i lëngshëm dhe i ëmbël përmban fibra që e luftojnë kolesterolin, pektinën, si dhe kaliumin, që ndihmon të kontrollohet shtypja e gjakut.

Spinaqi

Perime me gjethe jeshile është e pasur me kalium, magnez dhe minerale që ndihmojnë të kontrollohet shtypja e gjakut. Kanë edhe fibra, vitaminë A dhe antioksiduesit luteinë dhe zeaksantin, që janë të shëndetshme për zemër.

Karotat

Studimet e fundit tregojnë se këto perime janë ushqim që e luftojnë kolesterolin, falë sasisë së madhe të fibrave të tretshme-si ato që gjenden te drithoret.

Elbi

Provoni këtë drithë integral në vend të orizit. Fibrat në elb ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Drithërat

Drithoret në të gjitha format ndihmojnë zemrën duke ulur nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq. Një shujtë me drithore me qumësht të ngrohtë ju ngop për disa orë.

Jogurti me pak yndyrë

Ky ushqim ndihmon të kontrollohet shtypia e lartë e gjakut. Qumështi është i pasur me kalcium dhe kalium, kurse jogurti ka dyfish minerale të këtilla të rëndësishme.

Kafja

Kafja e çaji mund t’i ndihmojnë zemrës duke e mbajtur larg diabetin e tipit 2. Studimet tregojnë se personat që pijnë 3-4 filxhanë në ditë e ulin rrezikun për 25%. Madje funksionon edhe kafja pa kafeinë.

Speci djegës

Speci djegës ndihmon në parandalimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak. Një studim i vogël në Australi tregoi se shtimi i specit djegës në ushqim prodhon nivele më të ulëta insuline tek vullnetarët me mbipeshë.

Kripa e trashë

Kjo mund të ia vlejë të provohet nga personat me shtypje të lartë të gjakut. Kjo kripë ju jep më shumë shije të njelmët dhe më pak sodium sesa kripa që e përdorim ne.

Salmoni

Ushqimi kryesor për zemrën e shëndetshme, i pasur me omega 3. Omega 3 e ul rrezikun për çrregullimin e ritmit dhe ul shtypjen e gjakut.

Share it :