Në gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca paraprake per inceneratorin e Elbasanit.Gjatë seancës paraprake nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ish-ministri Koka ka kërkuar që të bashkohen dosjet e çështjeve me Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto. Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit.
Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.




