Samiti i Brdo-Brijunit/ Nishani:Objektivi strategjik i Shqipërisë është integrimi në BE

Objektivi strategjik i Shqipërisë është integrimi në BE dhe ne jemi të përqëndruar të përparojmë në këtë rrugë.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës Bujar Nishani në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, organizuar në Sarajeve, ku krahas Presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë, bashkëkryetarëve të Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Kosovës i ftuar nderi ishte edhe Presidenti i Italisë Sergio Mattarella.

Nishani: Procesi në vetëvete ku Shqipëria është e angazhuar jo vetëm si një vend kandidat për në BE, por edhe si një vend që pret hapjen e negociatave me BE përmes reformave dhe përmes shprehjes së vullnetit, përmes angazhimeve të orientimit të saj jo vetëm europian, por edhe të implementimit të frymës europiane në shoqërinë shqiptare.

Kreu i Shtetit u ndal edhe në sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballen vendet e rajonit dhe i gjithë kontinenti evropian, të tilla si terrorizmi e ekstremizmi i dhunshëm, si dhe kriza e refugjatëve, duke shprehur gatishmerinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e zgjidhjes konform mundësive dhe kapaciteteve të saj.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :