Rudina Hajdari: Shkodra nuk do të ndryshojë, do mbetet e djathtë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari tha në një intervistë për Euronews Albania se Shkodra mbetet e djathtë dhe nuk do të ndryshojë as në këto zgjedhje.

Sipas saj largimi i Agron Çelës mbetet një zgjedhje personale që nuk do të ndikojë te opozita.

“Është zgjedhje personale, ashtu siç largohen nga politika, mund të shkojnë edhe në kampin tjetër politik. Ata do mbajnë barrën e tyre personale,” – u shpreh Hajdari.

Deputeti Agron Çela, i është bashkuar së fundmi Partisë Socialistë në Shkodër.

Ish-deputetja Hajdari tha se përfitimet afatshkurtra mund të jenë të mëdha ama nëse i referohemi një periudhe afatgjatë, reputacion i Çelës do të cenohet.

Share it :