Rruga Kardhiq-Delvinë/ Vetëm 6 muaj pas përurimit nisin problemet, rrëshqitje dherash e gurësh

Vetëm 6 muaj pas përurimit nisin problemet në rrugën Kardhiq-Delvinë. Portali “BalkanWeb” raportoi se para tunelit të Skërficës janë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve, ku ka rrëshqitje dherash nga skarpatet anësore.

Shirat e ditëve të fundit i kanë thelluar dhe më shumë problemet në këtë rrugë, ku në një zonë rreth 20 metra para tunelit ka rrëshqitje të vazhdueshme të dherave.

Në trasenë e rrugës ka dhe rënie gurësh duke vështirësuar qarkullimin, jo vetëm për shkak të shikueshmërisë së ulët nga reshjet, por edhe mungesë të ndriçimit.

https://www.youtube.com/watch?v=VjXvhI1MZr0
Share it :