Rrëzohet dhe dhunohet para Kuvendit. Ja foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale….

Kjo foto nga protesta e së enjtes po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ajo tregon momentin kur një protestues rrëzohet dhe dhunohet para Kuvendit.

Ai është Gjergj Çuni nga Shkodra, rastin e të cilit Fax Ëeb e ka bërë publik dhe më herët, pasi i kanë hequr pensionin e invaliditetit.

“Unë jam invalid që nga viti 2011. Jam bërë operacion tek Spitali Ushtarak dhe më kanë shkurtuar këmbën 7 centimetra. Dhe në atë spital kam marrë statusin invalid i plotë, nga 2011 deri në 2018. Por nuk e marr më”, është shprehur Çuni pak ditë më parë në Fax Neës.

Ndërkohë që qytetari pretendonte se pensioni i invaliditetit nuk i jepet më sepse ai është një pjesëmarrës i rregullt në protestat e opozitës.

Share it :