Riaktivizohet vatra e zjarrit në Gjirokastër e Tepelenë, dyshohet i qëllimshëm

Është riaktivizuar vatra e zjarrit pranë Viroit në Malin e Gjerë në Gjirokastër, ndërsa janë djegur sipërfaqe të mëdha me shkurre e kullota.

 

 

Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Forca zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit.

Gjithashtu një tjetër vatër zjarri është shfaqur pranë ‘Ujit të Ftohtë’ në Tepelenë, ku edhe këtu zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :