Revolta Studentore në Tiranë, ‘Bloomberg’: Rritet presioni mbi Ramën, shtohen thirrjet për dorëheqje

Protesta e sotme studentore është pasqyruar edhe nga media e njohur amerikan “Bloomberg”, e cila shkruan se “thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë shtuar”.

“Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama hodhën gurë dhe u vunë flakën objekteve, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome”, shkruan Bloomberg.

Më tej gazeta e vijon duke shkruar se “protestat e rregullta, të udhëhequra nga studentët, po zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë prej rreth dy javësh. Ato janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz”.

Duke u ndalur te protesta e sotme (24 tetor), Bloomberg raporton se u mblodhën  një numër i madh pjesëmarrësish, pasi studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të opozitës dhe figura të tjera publike.

“Përplasjet u përqendruan në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku protestuesit shkëputën gurë nga trotuaret dhe hodhën sende në drejtim të policisë. Koshat e mbeturinave u dogjën, ndërsa konfrontimet u përhapën edhe në zona të tjera të Tiranës.

Përpara protestave, Rama deklaroi se qeveria e tij po përgatiste masa për t’iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike. Këto janë tema që ngjajnë me ato të lëvizjes së protestave që po zhvillohet aktualisht në Francë”, shkruan media amerikane.

bloomberg

Share it :