Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, deklaron se policia po ushtron një dhunë të paprecedentë ndaj protestuesve.
Ai ka publikuar pamjet e një të riu që është qëlluar me plumb gome në sy, dhe akuzon kryeministrin Edi Rama si urdhëruesin dhe ekzekutuesin e dhunës.
Çmenduri!!! Të riun e godet policia me plumb gome në sy! Edi Rama është urdhëruesi dhe ekzekutori i kësaj dhune barbare”, thuhet në reagim.




