Akademiku dhe dekani i Fakultetit të Gazetarisë, profesor Artan Fuga, iu përgjigj kritikave dhe akuzave të bëra në Parlament nga ana e kryeministrit ndaj pedagogëve që kundërshtonin ligjin e ri të arsimit.
Rama i cilësoi këta pedagogë si të kohës së komunizmit, që janë anëtarë të një kaste të vjetër dhe që, sipas tij, duan të përfitojnë sa më shumë nga sistemi aktual.
Por Fuga në shkrimin e tij, në rrjetin social FB, thekson se deklarata e kreut të qeverisë ishte një “fshikëllimë kamxhiku në ajër kundër mendimit ndryshe”.
“Une nuk jam pjesëtar i asnje kaste universitare, as dekan, as rektor, as antar senati universitetesh, as kryetar keshillash profesorash. Mua me kane zgjedhur koleget e mi ne menyre unanime, me vote te fshehte per te drejtuar nje departament. Ju ftoj te vini ta vizitoni, nuk eshte parajsa mbi toke, por nuk eshte…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.




