Regjimi po përdor policinë kundër qytetarëve’/ Noka: Marshimi ynë është i ligjshëm, nuk na ndal askush
Noka: Skënder Balluku është kamikaz politik! Do ia nxjerrim edhe vilat që ka andej nga Farka
Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa policia ka ushtruar dhunë të papranueshme dhe disproporcionale ndaj qytetarëve dhe strukturave të Partisë Demokratike, të cilët po protestonin.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese e protestës. Ai akuzoi urdhëruesit e ndërhyrjes policore, duke thënë se efektivët e thjeshtë janë “viktima të pushtetit”.
Noka u bëri thirrje policëve që të mos zbatojnë urdhra politikë dhe të bashkohen me qytetarët.
Ai theksoi gjithashtu se protesta do të vazhdojë dhe se opozita nuk do të ndalet.
Noka:
Marshimi ynë është i ligjshëm. E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhërdhënësit e këtyre. Këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë s’e ndal dot marshimin tonë. Asgjë.
Ne i bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët sepse këto janë, këta janë po aq të vjedhur sa ç’ janë çdo çdo qytetar shqiptar. Këta janë të vjedhur nga Milinda, nga Belinda. Këta, këta luftojnë dhe punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Milinda vjedh miliona euro. Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë në përballje me motrat dhe vëllezërit e tyre. Ndaj unë po i bëj thirrje, ta hapin rrugën, mos t’i shërbejnë Skënder Ballukut… por t’i shërbejnë ligjit.
Pa diskutim, marshimi në bulevard… marshimi është i pandalshëm…
Sepse, është emëruar drejtor Skënder Hitaj apo Skënder Balluku. Dhe do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka po avash-avash, Skënder Hajdutit. Kështu që ne nuk na ndalojnë. Ai është kamikaz, kamikazi politik i regjimit dhe ta harrojë se mund të ndalojë opozitën në përballje me të.




