Refuzohet interpelanca për IPARD’, Blushi: Qeveria po mban të fshehtë skandalin e fermerëve
Deputeti i opozitës Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, tha se Kuvendi është shndërruar në një institucion që pengon qëllimisht llogaridhënien, pasi Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i refuzoi interpelancën me Ministrin e Bujqësisë për çështjen e fondeve IPARD.
Ai e cilësoi këtë vendim si një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe një përpjekje për të mbuluar një nga skandalet më të rënda që prek drejtpërdrejt fermerët shqiptarë. Sipas Blushit, prej tre vitesh fondet IPARD janë bllokuar, ndërsa qeveria nuk jep asnjë shpjegim për arsyet, duke lënë mijëra fermerë pa mbështetje financiare.
Deputeti theksoi se kjo situatë nuk është thjesht neglizhencë, por një dështim i qëllimshëm për të dhënë llogari dhe për të garantuar transparencë. Ai ngriti akuza të forta se fondet janë keqpërdorur dhe se përgjegjësit po mbrohen nga institucionet.
Blushi kërkoi që ministri të dalë publikisht dhe t’u japë përgjigje fermerëve për fatin e këtyre fondeve, duke e konsideruar heshtjen si provë të një skandali të thellë qeveritar.
Fjala e tij:
Në fakt e mora fjalën, jo për të folur për marrëveshjen që ka filluar procesi i diskutimeve dhe më pas do kalojë për votim, por për të denoncuar shkeljen e rradhës të Kushtetutës nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili nëpërmjet një shkrese më ka sqaruar se të kërkosh interpelancë me Ministrin e Bujqësisë, që ka mbaruar pushimet dhe mirë se është rikthyer në Shqipëri, qenka shkelje e rëndë e Kushtetutës.
Për të vënë duart në kokë, se për të thënë gjë tjetër sigurisht që nuk është as vendi dhe as koha.
Por të mos dish që interpelanca nuk ka asnjë lidhje me hetimin penal, këtë nuk besoj se duhet të kesh kulture të thelluar juridike për ta ditur.
Dhe në fakt, për të qenë më konkret, në 16 Dhjetor të vitit të kaluar, pra më shumë se katër muaj kam thirrur në interpelancë Ministrin turist të Bujqësisë, për të dhënë sqarime për çështjen e fondeve të IPARD-it.
Viti i tretë që fermerët shqiptarë penalizohen.
Viti i tretë që qeveria shqiptare nuk di ku të futi kokën dhe nuk ka asnjë argument për të thënë, sepse fondet e IPARD-it po penalozojnë apo po u mohohen për të tretin vit radhazi fermerëve shqiptarë.
Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, më thanë që Ministri është me pushime.
Me pushime dhe me taksat e atyre fermerëve që po trokasin në dyert e Ministrisë .
Tani Ministri ka ardhur në seancë, njihem me shkresën e Kryetarit, që interpelanca nuk u lejoka sepse paralelisht me kërkesën time për sqarim me Ministrin e Bujqësisë, po hetohet për këtë çështje.
Ka katër vite që po hetohet nga SPAK-u dhe ende nuk ka asnjë përgjigje se ku përfunduan fondet e IPARD-it, kur e di i madh e i vogël se fondet e IPARD-it përfunduan te inceneratori që nuk ekziston i Tiranës dhe të gjithë ato bandat që ju ndihmojnë sa herë ka zgjedhje.
Tani, Z. Ministër meqënëse je këtu, se Kryetari e bëri detyrën e vet, meqë je këtu a mund t’ju japësh sqarime të gjithë fermerëve që po protestojnë dyert e institucionit që ti drejton sot?
Përse për të tretin vit radhazi BE nuk çel fondet e IPARD-it?
Këtë pyetje të thjeshtë kisha.
Këtë pyetje të thjeshtë ka sot çdo fermer në Republikën e Shqipërisë, nga veriu në jug.
Dhe dua t’ju kujtoj se jo më larg se pak ditë më parë edhe jo më larg se një vit më parë, një skandal pothuajse i ngjashëm ndodhi edhe në Greqinë fqinje.
Ke dhjetra milionë euro të sekuestruara, ke të paktën katër ministra të shkarkuar, ke 11 deputetë pa imunitet, ke gjithë ara zyrtare në hetim.
Kjo nuk është përgjegjësia jote në fakt, se për këtë duhet të japë sqarime SPAK-u, po si mund të jesh Ministër Bujqësie dhe nuk ke guximin të sqarosh përse fondet e IPARD-it kamë tre vjet që janë bllokuar.
Dhe të kam dërguar dhe pesë pyetje të thjeshta, s’janë pyetjet e mia, janë pyetjet e çdo fermeri sot.
Nga Myzeqeja, në Korçë, Maliq e deri në Veri të Shqipërisë.
Po a keni përgjegjësi institucionale për këta njerëz?
A keni përgjegjësi morale për këta njerëz?
Për t’u dhënë një përgjigje:
Po, fondet e IPARD-it janë bllokuar se janë vjedhur, i kemi çuar në xhepin e klientëve të Edi Ramës.
Se ky është, sado të përdridhesh tani, e çfarëdo përgjigje të më japësh, nuk besoj se do jesh i sinqertë.
Po të paktën kini një farë përgjegjësie për atë detyrë që ushtroni.
Se je Ministër edhe me taksat e atyre fermerëve që protestojnë dhe as në zyrë nuk denjon ti presësh.
Dhe me taksat e atyre bën edhe këto vizitat sa në Kosovë e nuk e di ku ke qenë.
Por ju lutem Kryetar, nuk e di I shkruani vetë këto shkresa paçavure apo ja u diktojnë të tjerët.
Sepse të jesh Kryetar Kuvendi dhe ta konsiderosh interpelancën shkelje Kushtetutse, më vjen keq po nuk je i denjë për atë detyrë.
Se minimalisht do hapësh Kushtetutën, se më ke cituar dhe nenin 80 të Kushtetutës, dhe çfarë thotë neni 80?
– Çdo anëtar i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave.
Nuk kam kërkuar Komision Hetimor me Ministrin, rri i qetë për këtë pjesë, se e di që edhe po ta kërkoja , fati i Komisioneve të këtij Kuvendi dihet cili është.
Se apriori jeni të vendosur për të rrëzuar çdo kërkesë , për ta shkatërruar edhe këtë pak Parlament që ka ngelur këtu.
Po kjo është e turpshme, Kryetari i Kuvendit më dërgon shkresë paçavure.
Është turp!
Mos më çoni nga këto shkresa mua dhe askujt tjetër.
Pres përgjigje Z. Ministër, të paktën justifiko rrogën që të japin shqiptarët, dil dhe tregoju fermerëve përse tre vjet ua keni mohuar fondet e IPARD-it.
Se e di që nuk do japësh sqarime pse buxheti i Ministrisë së Bujqësisë është i barabartë me 50 milion euro që ish-zv. Kryeministrja i vodhi me një dorë te tuneli i Llogarasë.
E di që nuk do më japësh sqarime pse ke vendosur ato pragje diskriminuese që kanë lënë shumë fermerë sot pa përfituar fondet.
E di që nuk ke ç’të më thuash se fermeri shqiptar sot nuk subvencionohet, të paktën sa fermeri i Kosovës.
E di që nuk ke ç’të më thuash se pse fermeri shqiptar paguhet më pak se fermeri në Maqedoninë e Veriut, ku qeveria subvencionon edhe qentë e stanit, ti nuk subvencionon as lopët,.as delet, as serat, asgjë.
Edhe atë pak naftë që ndani , e përdorin drejtorët e bujqësisë për xhiro nëpër qytetet respektive.
Ki dinjitetin Ministër, meqë je dhe këtu sot prezent, fol 10-15 minuta, jepu sqarim atyre fermerëve të shkretë, atyre pak që kanë ngelur se treçerekun e keni dëbuar nga vendi.
Edhe ata që po rrinë po sharrojnë drutë frutorë.
A ka krim më të madh, nga viti 2017 deri në ditën që flasim keni përgjysmuar numrin e dhive dhe deleve.
Hapini statistikat e Ministrisë, shihini, sa krerë dele e lopë ke sot?
Sa hektarë të mbjella me perime ke sot?
Krahasohu me 2018-tën, me qeverinë tënde , as me ate nuk krahason dot.
Se nga viti në vit i keni zhytur në mjerim fermerët .
Nuk po them krahasohu me Qeverinë Berisha apo të tjerat, por me vetveten, me paraardhësit e tu gjashtë vite më parë, kur morët tepsitë e timonin bashkë e I vutë ruspën fermerëve.
Shkoni në Maloq të Korçës, se Kryetari i ka xhamat e zinj të benzit, nuk ka kohë të ndalet në Maliq, shikoni si i hedhin fermerët qepët, domatet i hedhin në kanal.
Ndaloni dhe pyesni fermerët e Maliqit, ose do ju marr unë për dore nesër dhe shkojmë në Maliq.
Hajde shkojmë në Myzeqe të dy bashkë, mer dhe kamerat e tua, se unë skam televizion me vete, kontrolloni treçerekun e mediave, dhe shkojmë.
Bëjmë intervista live në fushën e Myzeqesë.
Jeni të kënaqur me fondet që ju jep qeveria apo jo?




