Një raport i paraqitur në Parlamentin Italian tregon se gjatë vitit 2014, janë trafikuar nga Shqipëria për në Itali mbi 6 mijë kg marijuanë, duke qenë vendi kryesor për furnizimin me këtë lëndë narkotike. Raporti tregon se pas Shqipërisë, nga ku janë trafikuar 6180 kg, vjen Greqia me 650 kg. Sa i takon heroinës, rezulton se janë sekuestruar nga mjetet që kanë ardhur nga portet e Greqisë 94 kg, kurse nga Shqipëria 21 kg. Në vitin 2014 kanë qenë 10.585 persona të huaj të raportuara në Itali për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës. Në vend të parë janë marokenët me 20.94% dhe në vend të dytë vijnë shqiptarët me 17.1 5%. Kokaina, derivatet e kanabisit dhe heroina janë drogat që tregtohen më shumë nga të huajt (sidomos shqiptarët, marokenët, tunizianët dhe nigerianët). Gjatë vitit 2014, policia italiane ka sekuestruar 2659 kg kokainë.





