Raporti i PE/ Berisha: Dënohet mizogenia e Edi Ramës ndaj gazetarëve, hera e parë që ndodh kjo! E keni parë se si pickon ministrat para kamerave

Raporti i PE/ Berisha: Dënohet mizogenia e Edi Ramës ndaj gazetarëve, hera e parë që ndodh kjo! E keni parë se si pickon ministrat para kamerave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në Raportin e Parlamentit Europian dënohet mizogenia e Edi Ramës ndaj gazetarëve, hera e parë që ndodh kjo!
Berisha iu drejtua gazetarëve: E keni parë se si pickon ministrat para kamerave?

Berisha: Tani këtu janë 29 faqe, unë do i kërkoj zyrës së shtypit ta përkthejë, le që e përkthen Komisioni ka mundësi, dhe t’ua përcjellë edhe anglisht, edhe shqip.
Natyrisht Balluku është e pranishme, jo me emër, por kërkohet në mënyrën më të prerë pavarësia e gjyqësorit.
Heqja dorë ndaj çdo presioni ndaj gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit.
Dënohet mizogenia e Edi Ramës ndaj gazetarëve.
Termi mizogen për herë të parë, nuk e kisha lexuar ndonjëherë në një raport.
Mizogen. E keni këtu dhe i përshëndes dhe i përgëzoj se nuk ka njeri më mizogen se Edi Rama.
Pickon si i tërbuar ministrat para kamerave, si Idi Amin, se ju e keni parë vetë.
Etj me radhë.
Këtu mund të vazhdojmë shumë gjatë, por unë po e ndërpres më këto çështje.
Ju do e lexoni vetë.
Por bëra këtë hyrje se do të dëgjoni të dalin përfaqësuesit dhe të thonë raport i shkëlqyer, i falenderojmë.
Hipokritët se kudo janë veprat e tyre në këtë raport.
Raport shumë objektiv, një mbështetje reale për qytetarët shqiptarë në rrugën e integrimit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :