Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

Nga Elizabeth Kim, GOTHAMIST

Me vetëm tre muaj të mbetur në detyrë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, njoftoi të hënën se do të kryejë një udhëtim në Shqipëri, me akomodimin dhe transportin tokësor të paguar nga qeveria shqiptare.

Udhëtimi katërditor vjen me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sipas zyrës së kryebashkiakut. Adams pritet të niset të hënën vonë dhe të kthehet të enjten. Ai do të udhëtojë me linjat ajrore Lufthansa dhe do të shoqërohet nga stafi i sigurisë së NYPD-së dhe këshilltarja e tij e lartë, Gladys Miranda.

Zyra e Adamsit e përshkroi këtë vizitë si një mundësi “për të diskutuar mbi nisma të reja që do të nxisin aktivitetin ekonomik dhe turizmin drejt qytetit të Nju Jorkut.” Ai pritet të takohet me Ramën dhe drejtues biznesesh.

Vizita jashtë vendit vjen pak më shumë se një vit pasi Adams u akuzua në nivel federal për marrjen e përfitimeve të paligjshme nga udhëtime ndërkombëtare të financuara nga zyrtarë turq.

Pak para se çështja të shkonte në gjyq, administrata Trump i hodhi poshtë akuzat, pjesërisht për t’i mundësuar Adamsit të ndihmonte në zbatimin e politikave federale të emigracionit. Një gjykatës më pas deklaroi se pushimi i çështjes “ngjante me një marrëveshje.” Adams e mohoi çdo shkelje.

Adams, dhe i biri i tij, Jordan Coleman, kanë treguar një interes të veçantë për Shqipërinë.

Coleman, i cili aspiron të bëhet reper, mori pjesë në një konkurs muzikor në Shqipëri në vitin 2022. Adams e përmendi atë udhëtim gjatë një eventi kulturor shqiptar në rezidencën Gracie Mansion në qershor.

“Jam shumë xheloz për të, ai shkoi në Shqipëri dhe mori pjesë në një nga koncertet tuaja,” tha Adams. “Mezi pres të shkoj në Shqipëri dhe të shijoj lumenjtë, detet, malet dhe gjithçka tjetër që ofroni.”

Sipas zyrës së kryebashkiakut, kostoja totale për hotelin dhe transportin do të jetë më pak se 300 dollarë në ditë.

Adams ka treguar prirje për udhëtime jashtë vendit gjatë gjithë karrierës së tij politike. Si kryetar i qarkut të Brooklyn-it, ai raportohet të ketë udhëtuar shtatë herë në Kinë. Si kryebashkiak, ai ka vizituar Greqinë, Katarin, Izraelin dhe disa vende të Amerikës Latine.

John Kaehny, drejtues i grupit për qeverisje të mirë Reinvent Albany, e kritikoi vendimin e Adamsit për të pranuar një udhëtim të financuar nga një qeveri e huaj.

“Është krejtësisht e papërshtatshme,” tha Kaehny. “Kryebashkiakët e Nju Jorkut nuk duhet të lejohen të pranojnë asnjë dhuratë nga qeveritë e huaja.”

Ai shtoi se taksapaguesit duhet të paguajnë për udhëtimet e kryebashkiakut “nëse ato ia vlejnë.” Por ai e konsideroi vizitën e Adamsit në Shqipëri pa shumë vlerë.

“Shqipëria ka lidhje ekonomike tepër minimale me qytetin e Nju Jorkut,” tha ai. “Nuk ka asnjë perspektivë që të bëhet një partner i rëndësishëm ekonomik.”

Adams u tërhoq nga gara për rizgjedhje më shumë se një javë më parë, mes sondazheve të dobëta dhe vështirësive në mbledhjen e fondeve, të cilat përfshinin edhe refuzimin e fondeve shtesë të sigurimit nga bordi i financave të fushatave të qytetit.

Zëdhënësja e Adamsit, Kayla Mamelak Altus, tha se udhëtimi i kryebashkiakut është në përputhje me politikat e qytetit dhe se planifikimi u përmbyll javën e kaluar.

“Një njeriu të zakonshëm mund t’i duket rastësore,” tha ajo, “por gjithçka është bërë në përputhje me udhëzimet e qytetit.”

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news