Kryeministri më i korruptuar në Europë”, Këlliçi poston foton: Pse Rama nuk e sheh këtë plagë në fytyrën e pedagogut?

Kryeministri më i korruptuar në Europë”, Këlliçi poston foton: Pse Rama nuk e sheh këtë plagë në fytyrën e pedagogut?

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka shpërndarë një fotografi të profesorit Maksim Meço, që ka marrë një plagë në fytyrë.

Këlliçi shprehet se Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë.

Deputeti demokrat nënvizon se Rama nuk e sheh këtë plagë, sepse është i verbër nga pushteti dhe privilegjet, si dhe frika e drejtësisë, për aferat e rënda financiare dhe kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht, edhe me koston e djegies së vendit.

Postimi i deputetit Belind Këlliçi

Pse Edi Rama nuk e sheh këtë plagë?!!!

Prej ditësh Kryeministri më i korruptuar në Europë që urdhëroi dhunë masive në Tiranë me juntën policore, mban një retorike helmuese ku e ndan shoqërinë.

Ai përfaqëson banditët në uniformë që godasin të pafajshëm për të ruajtur karrigen e Edi Ramës, ndërsa gjithë të tjerët janë armiq. Merret me statistika lëndimesh ndërkohë që dhuna e tij shtazarake nuk kurseu askënd.

Pse Edi Rama nuk e dallon këtë goditje, këtë plagë në syrin e profesorit Maksim Meço?!

Pse sipas tij kjo nuk ka ndodhur?!

Pse shpërblen ai me paratë e shqiptarëve banditët në uniformë që kanë gpditur me plumba gome?!

Sepse është i verbër nga pushteti dhe privilegjet, si dhe frika e drejtësisë, për aferat e rënda financiare dhe kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht, edhe me koston e djegies së vendit.

Share it :