Edi Rama ka zhvilluar një zhvilloi një takim me operatorët turistikë sot në qytetin bregdetar të Vlorës, ku u morën me dhunë dhe u bënë pjesë e takimit punonjës të administratës dhe nxënës shkollash. Teksa fliste për progresin e bërë në këtë qytet, Rama foli për projektin e aeroportit të Vlorës.
Sipas kreut të qeverisë, me vijimin e punimeve, aeroporti do të përfundojë në fund të vitit 2024.
Rama: Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantiere të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë.
Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit…Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës.
Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë.




