Rama midis Ikballes dhe Vlorës
Nga Luçiano BOÇI
Para se të dilte Vlora, Edi Rama e kishte gjetur rrezikun për sigurinë kombëtare.
Ajo quhen quhej Ikballe Huduti.
Kishte gjetur edhe fotografinë e saj. E publikoi me zhurmë, dha verdiktin politik dhe Ministria e Brendshme i vuri vulën administrative në qafë si “non grata”.
Rreziku i sigurisë kombëtare mori emër, fytyrë dhe ndalim hyrjeje. Pas kësaj Shqipëria mund të flinte e qetë sepse Kryeministri i saj vigjilonte.
Pastaj erdhi çështja e Vlorës, po këtu Vigjilenti u bë Impotenti.
Impotenti harroi fotot e lapsat me ngjyra e terrorizmin e me the të thashë.
E sipas Impotentit siguria kombëtare s’ka lidhje me Vlorën, madje pa Vlorën është e forcuar mjaft.
Por Vlora nuk ishte dikush që ai e zbuloi në një fotografi të largët.
Ishte zgjedhja që ai propozoi për në krye të SHISH-it.
Dhe tani, përpara se të na tregojë kush e rrezikon shtetin, duhet të na shpjegojë si i përzgjedh ata që ia beson mbrojtjen e tij.
Imagjinoni për një çast sikur Vlora (jo drejtuese e SHISH) të ishte fotografuar në një protestë të qytetarëve.
Albumi do të ishte hapur menjëherë. Do të kishim rrathë të kuq, shigjeta, lidhje të zbuluara dhe një ligjëratë të gjatë mbi armiqtë e Shqipërisë. Kryeministri do ta kishte përfunduar analizën përpara se institucionet të hapnin dosjen.
Ndërsa tani kur Vlora e SHISH ka degraduar bashkë me Impotentin sigurinë kombëtare dhe dosja është hapur, Impotentit albumi i fotove nuk i leverdis.
Nuk bën as ligjërata për armiqtë e Shqipërisë e as për agjentura helmatisëse e hibridizuese.
Sepse këtë herë shigjetat e vizatuara shkojnë drejt tij.
Prandaj, zoti kryeministër, na e kurse ironinë dhe na shpjego kujt dhe pse ia dhe çelësat e shtëpisë e për interes të kujt i përdore këto çelësa.
Ikbalja “të shpëtoi”, por gropa që të ka hapur Vlora është më e madhe se aeroporti i Vlorës.




