“Qytetari më larg shëndetësisë”, Shehu: Shërbimi ambulator është drejt zhdukjes

Deputeti, Tritan Shehu, ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me sistemin shëndetësor në vend.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehu shkruan se  numri i mjekëve të familjes është ulur në mënyrë progresive gjatë viteve të fundit.

Ai ka shtuar se situata është edhe më e rëndë sa i përket mjekëve specialistë në sistemin ambulator, shërbim që po shkon drejt zhdukjes.

Postimi:

Qytetari me “larg” shendetesise.
Humbet dhe e vetmja “cilesi” e sherbimit!
I kundert ky fenomen me propaganden qeverisese, apo me direktivat e OBSh.
Me aresye kryesore:

1-Uljen fizike te strukturave shendetesor ne territor.
2-Mungesat ne sherbime te specializuara publike, duke i “shtyre” qytetaret drejt privatit.

Ne radhe te pare sot flas per Kujdesin Paresor.
Numri i mjekeve te atij sherbimi, i mjekeve te familjes e te pergjitheshem ulet progresivisht ne keto vite.
Renia e numrit eshte reth 3-4% cdo vit.

Vecanerisht kjo per zonat rurale, por pa perjashtuar dhe ato urbane.
Kur ky sherbim paresor me ate personel eshte themeli, forca e efikasiteti i sistemit shendetesor.
Ndersa ne lidhje me mjeket specialiste te sherbimit ambulator gjendja eshte edhe me rende.
Ky sherbim i specializuar po shkon drejt zhdukjes.

Qytetaret nga i gjithe vendi dergohen prane spitaleve te rendesishme publike e ne radhe te pare tek QSUT, shpesh disa qindra kilometra larg e pritje te gjata.
Keshtu detyrohen te drejtohen tek privati per vizitat, egzaminimet e procedurat mjekesore.
Me pagesa direkte te medha, per ata qe munden!

Perfundimi eshte “largimi” i qytetareve nga sherbimimi mjekesor…
Duke humbur keshtu dhe te vetmen pike te forte qe kishte sistemi yne shendetesor:
Aksesin e shpejte te qytetarit me sherbimin.
Pra sot nuk mbetet asnje element pozitiv per kete sherbim ne vendin tone.

Share it :