Qytetarët paguajnë energjinë, ja çfarë rrezikohet në rast mospagese

elektricistNisja e aksionit të arrestimeve për vjedhjen e energjisë ka dhënë efektet e para të paktën në rradhët e krijuara për pagesat e energjisë në zyrat e Postës dhe vetë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHE). Dje në zyrat e OSHE janë shtuar rradhët e pritjes dhe kryesisht në shërbimet e klientelës për shkak se shumë abonentë kanë kërkuar riaktivizimin e kontratave pasi kishin vite që spaguanin energjinë elektrike që konsumonin.

Vendimi i deklaruar nga kryeministri se nuk do të rritet çmimi energjisë por do përmirësohet administrimi nëpërmjet arrestimit të atyre që vjedhin energjinë, rritjes së arkëtimeve dhe zvogëlimit të humbjeve teknike dhe jo teknike, shoqëruar me qindra arrestime ditën e djeshme ka dhënë efekt në rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a, nuk ka publikuar të dhënat financiare mbi arkëtimet e dy ditëve të fundit por duke patur parasysh rritjen e fluksit te personave abonentë ka njoftuar se ka nisur puna për lëshimin e vërtetimeve të debisë, për Abonentët Familjarë.

Sipas OSHE të gjithë të interesuarit mund të paraqiten pranë çdo Zyre të Kujdesit Ndaj Klientit (KNK), duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me vërtetimin e debisë: dokument identifikimi (Kartë identiteti ose Passaportë) dhe Formular vetëdeklarimi (me të cilin abonentët do te pajisen dhe plotësojnë pranë Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit). Gjatë procedurës së pajisjes më vërtetimin e debisë, të interesuarit do të asistohen nga specialisti i KNK-së.

 

Çfarë parashikon kontrata

Në bazë të kontratës që një subjekt apo qytetar nënshkruan me kompaninë OSHE, afati i fundit i pagesës është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatë- vonesë, ndërprerje të energjisë elektrike apo edhe procedim penal, bëjnë me dijë burimet nga OSSH. Konsumatorët e energjisë kanë 30 ditë kohë nga dita e lëshimit, për të paguar faturën e energjisë elektrike. Nëse afati skadon dhe fatura nuk shlyhet në bazë të kontratës, kompania do të llogarisë kamatëvonese (0.1% të faturës totale për çdo ditë vonesë). Ndërsa për faturat që datojnë që nga vitet e mëparshme, kamatëvonesa është 0.5% për çdo ditë vonesë para 31 dhjetorit 2011 + 0.1% për çdo ditë vonesë në 2012). Nëse pagesa nuk kryhet edhe pas disa njoftimeve të Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. procedon me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të klientit. Debia përfshin energjinë e konsumuar si edhe kamatëvonesat e mbledhura për çdo ditë vonesë. Nëse keni paguar detyrimet financiare që keni ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., por pagesa nuk pasqyrohet në sistem, abonenti mund të kontaktojë me personelin për të saktësuar balancën. Kjo procedurë kryhet në qendrat e Kujdesit ndaj Klientit. Si dokumente provë shërbejnë kopja e mandat – arkëtimit, që merret në momentin e kryerjes së pagesës dhe vulat në librezën e energjisë elektrike.

 

Ruani faturat dhe fletëpagesat

Nëse paguani faturën pranë Postës Shqiptare apo njërës nga bankat e nivelit të dytë, duhet bërë kujdes në dhënien e informacionit të saktë si (nr. i kontratës, emri i klientit, etj.) në mënyrë që procedimi të jetë i saktë. Mandati i arkëtimit dhe fatura tatimore, janë provë e rëndësishme për pagesën e kryer. Ato kanë të njëjtën vlerë si vula në librezën e energjisë.

 

 Banka Botërore: Shqipëria, hapa përpara në klimën e biznesit

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi dje se Shqipëria është në rrugën e duhur të përmirësimit të klimës së biznesit dhe të rritjes së qëndrueshme dhe cilësore ekonomike. Duke iu referuar raportit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015”, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 68, duke përmirësuar 40 vende krahasuar me një vit më parë, Ahmetaj e konsideroi këtë si kapërcim historik.

Raporti i ri i Grupit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2015” konstaton se Shqipëria ka bërë progres në reformat rregullatore të biznesit duke u ngjitur në vendin e 68 ose me 40 vende më lart krahasuar me një vit më parë. Shqipëria ka kryer përmirësime në tri fusha të reformës rregullatore: hapja e biznesit, procedura e lejeve të ndërtimit dhe regjistrimi i pronave. Hapja e biznesit është bërë më të lehtë përmes uljes së tarifave të regjistrimit. Ka lehtësuar procedurën e lejeve të ndërtimit, përmes rifillimit të lëshimit të lejeve të ndërtimit dhe përmes konsolidimit të lejes së sheshit dhe lejes së ndërtimit në një leje të vetme zhvillimore ndërtimi. Gjithashtu, Shqipëria e ka bërë më të lehtë kalimin e pronës, përmes vendosjes së afateve të efektshme dhe kompjuterizimit të kartelave të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, Shqipëria e ka dobësuar sistemin e transaksioneve të mbuluara me garanci, përmes një ndryshimi të Ligjit për Barrët Siguruese, i cili nuk lejon vendosjen e barrës siguruese mbi aktivet e patrupëzuara. Gjithashtu Shqipëria e ka bërë më të kushtueshëm pagimin e tatim-taksave nga shoqëritë tregtare, përmes rritjes së shkallës së tatimit mbi fitimin.

Largësia nga vlerësimi me pikë kufi në “Të bësh biznes 2015” është 66,1 duke shënuar përmirësim me 6,3 pikë krahasuar me 59,8 në “Të bësh biznes 2014”.

 

“Rekordmenët”

Raporti “Të Bësh Biznes 2015” konstaton se Singapori kryeson renditjen globale në lehtësimin e të bërit biznes. Bashkimi me atë në listën e 10 ekonomive me shumicën e kushteve rregullatore të biznesit janë Zelanda e Re, Kina, Danimarka, Republika e Koresë, Norvegji, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda dhe Australia.

Vendet Sahariane të Afrikës kishin numrin më të madh të reformave rregullatore, ndërsa Europa dhe Azia Qendrore ka patur përqindjen më të lartë të vendeve të përmirësuara. Progresi ka qenë i pabarabartë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, më të prekur nga konflikti në Siri, e renditur drejt fundit. Azia Jugore kishte numrin më të ulët të reformave.

Ndërsa 80% e vendeve që kanë përmirësuar rregullat e biznesit nga vitin e kaluar, vetëm rreth një e treta u ngjit në renditjen. Megjithatë, hendeku midis vendeve më të mirë-dhe më të këqinj, vazhdon të ngushtohet deklaroi Rita Ramalho, menaxhere e Projektit Doing Bussines.

“Është më e lehtë për të bërë biznes këtë vit se sa ishte vitin e kaluar, se ajo ishte dy vjet më parë apo 10 vjet më parë,” tha ajo. “Ne e shohim se ekonomitë që rezultatin më të ulët të reformuar më intensivisht, në mënyrë që ata janë konvergjente drejt ekonomive që bëjnë më të mirë.”

Raporti mat lehtësinë e të bërit biznes në 189 ekonomi në bazë të 11 rregullave të biznesit lidhur me këtë, duke përfshirë edhe fillimin e biznesit, duke marrë kredi, marrjen e energjisë elektrike, dhe tregtine përtej kufijve.Raporti nuk përfshin gjerësinë e plotë të shqetësimeve të biznesit, të tilla si siguria, stabiliteti makroekonomik, ose korrupsionit.

 

Share it :