Publikohen dokumentet/ Tabaku: “Prona po grabitet në mes të ditës”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar edhe njëherë mosmiratimin e projektligjit të Teatrit Kombëtar, që i hap rrugën prishjes së godinës dhe përvetësimit të tokës publike tek koncesionari që do ndërtojë godinën e re.

Ajo ka publikuar një dokument të vitit 1938 ku tregohet sipërfaqja e teatrit dhe ajo pjesë që do gllabërohet nga kompania private.

“Prona po grabitet në mes të ditës në një aferë të pastër. Kam këtu kontratën ku tregohet shitja e tokës prej familjes Libohova në vitin 1938 tek mëkëmbësi i qeverisë italianë të asaj kohe, Jakomonit, ku specifikohet se kjo tokë nuk mund të përdoret për asgjë tjetër veçse për teatër. Prona publike është 10 mijë metra katrorë në dokumentin e vitit 1938, kurse sot ka rreth 8 mijë e 500 metra. Nga këto 5500 metra janë pronë publike dhe e teatrit, të cilat po grabiten nga kompania private. Kryetari i bashkisë paralajmëron se do prishë edhe Galerinë e Arteve dhe do bëjë kulla. Pronën e shtetit e merrni dhe ia falni privatit. As Enver Hoxha nuk ka bërë këtë që po bën Edi Rama.” – theksoi Tabaku.

Më tej Tabaku ka theksuar se është e papranueshme që kërkesa e një kompanie private, “Fusha” shpk. në këtë rast, të vijë e të bëhet projektligj e të votohet në parlament.

“Kërkesa e një kompanie vjen këtu dhe bëhet ligj. Çohet një parlament dhe bën një ligj pas kërkesës së një kompanie private. Kjo duhet të sqartohet. Ata që kanë firmosur këto dokumente e kanë vendin pas burgut.” – tha Tabaku.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :