Psikologët dërgoja kryeministrit!
Nga Luçiano BOÇI
Na paska dalë “pikëza e vockël” e korrupsionit të madh e Ministrisë së arsimit dhe me gjenerozitet të paparë na paska ofruar shërbim psikologjik për minorenët që ajo, kryeministri i saj dhe policia e tyre i kanë dhunuar e burgosur.
Po moj zonjë, po!
Dikush ka nevojë për psikolog dhe madje më shumë se psikolog.
E ky është “I çmenduri që po çmend një vend të tërë”.
Që i burgos të rinjtë, i dhunon, i linçon. Që do i ndalonte trenin, avionin madje dhe biçikletën
Pra znj. Ministre nëse këmbëngul të flasësh për psikologë, nise së pari nga vetja e më pas shko e dërgoi po deshe 100 kryeministrit tënd, i cili me
skizofreninë e tij çdo protestë e përjeton si fyerje personale, si shkatërrim, si padrejtësi.
I cili është shfazuar me ju që ju shan para e mbrapa, me njerëzit që i urren dhe me të rinjtë që i dhunon e i gjuan me plumba e gaz!
Beje këtë znj. Ministre dhe të jesh e bindur që do jetë akti i vetmi qytetar i duhur dhe t’i do hysh në histori.




