PS e LSI prezantojnë kandidatët për zgjedhjet vendore

kandidatet ps lsiPartia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë prezantuar sëbashku në Pallatin e Kongreseve kandidatët e përbashkët për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Në fjalën e tij gjatë këtij aktiviteti, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh se qeveria aktuale punon për qytetarët, për sigurinë e tyre, dhe për rritjen e shërbimeve.

Duke u ndalur tek qeverisja e kaluar, Tahiri tha se “korrupsioni ishte kthyer në sistem”, ndërsa u shpreh se do të vijojë lufta ndaj tij.

“Kemi vizion për drejtimin e duhur, dhe e nisëm nga shlyerja e borxheve që la qeveria e kaluar. Duam të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm.

Të gjitha ministritë kanë bërë një punë të madhe deri tani për t’i çuar gjërat në drejtimin e duhur. Padyshim ka ende shumë punë për të bërë. Duam të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme për sot dhe për të ardhmen.

Parashikimet edhe nga ndërkombëtarët janë për një rritje të qëndrueshme edhe gjatë 2015”, tha ministri Tahiri.

Share it :