Në Shkup protestuesit po tentojnë të hyjnë Brenda objektit të Qeverisë. Media raporton se protestuesit kanë arritur që të thyejnë kordonin e Policisë.
Protestat në Shkup kanë ndodhur pas publikimit të një incizimi nga lideri opozitar Zoran Zaev në lidhje me vrasjen e të riut Martin Neshkovski.
Sot Zaev publikoi audio-materialin ku dëgjohet qartë se kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë fshehur vrasjen e Neshkovskit.
Protestuesit janë mbledhur në orën 18:00 duke iu përgjigjur thirrjeve në rrjetet sociale.




