“Kolektivi Feminist” ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me vrasjen e 3 grave ditën e djeshme dhe plagosjen e tre të tjerave.
Në protestë kanë qenë të pranishme me dhjetëra gra, por edhe burra, të cilët kanë kërkuar më shumë vëmendja nga instutucionet për mbrojtjen e jetës.
Një protestuese është shprehur gjatë fjalës së saj se institucionet nuk kanë bërë asgjë për të shmangru një krim që sipas saj mund të shmangej.
Ajo thotë se jeta e gruas nuk është aspak e sigurt në Shqipëri dhe i bën apel të gjitha vajzave, grave dhe institucioneve që të ngrenë zërin dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
“Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm, 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe tre të tjera janë plagosur. Ato tre gra nuk do të flasin dot më për të drejtat e grave, për një reform normale në drejtësi dhe për siguri. Sot jemi përballur me një krim që mund të ishte shmangur. Institucionet nuk e dinë që ky vrasës është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar. Dhuna për ne është normale, e quajmë femicidin krim pasioni.
Shoqëria shqiptare ka dështuar. Urdhëri i mbrojtjes nuk bën efekt. Mjeku i sheh shenjat e thikave në trupin e gruas por nuk e denoncon vrasësin. Duhet të flasim më shumë se çfarë duhet të bëjmë konkretisht. A ka mundësi që këto ligje të funksionojnë? Të drejtën e jetës gratë duhet ta gëzojnë si çdo individ. Ky duhet të jetë fillimi i një diskutimi më të gjerë. Çfarë realisht ne mund të rregullojmë. Ky vend ka marrë për dreq. Nëse duam ta rregullojmë hajde i shkojmë në thelb problemit. Si mund ta lirosh me gjykim të shkurtuar dikë që ka vrarë. Si mund të jemi apatikë ndaj një krimi të paralajmëruar. Një vrasës që del me gjykim të shkurtuar mund të vrasë edhe burra edhe gra. Ky vend ka shkuar për dreq.
Lulet e 14 shkurtit dhe të 8 marsit po na i kthejnë në lule morti. Shteti dhe organet e drejtësisë kanë dështuar dhe nuk kanë arritur të mbrojnë jetën. Duhet të qarkullojmë me thika në brez. Duhet të vetëmbrohemi në rrugë e punë, sepse çdo mjedis është vatër krimi. A e dini se cili është dënimi që i jepet burrave për vrasjen e grave? Quhet krim pasioni dhe i dënuari lirohet shpejt. Na është bërë femicide dhe vrasja e grave si kancer. Çfarë do presim me zemër të lirë se kur do të jetë radha jonë? Duhet mobilizim it ë gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare kundër femicidit”, u shpreh protestuesja.




