Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dha një prononcim për mediat nga rruga ku u mblodhën mbështetësit e Sali Berishës.
Boçi u shpreh se gurmbullimi i sotëm ishte spontan dhe deputetët dhe anëtarët e kryesisë e patën detyrim moral dhe qytetar t’i bashkohen qytetarëve në këtë miting në mbështetje të kreut të Rithemelimit.
“Grumbullimi ishte spontan. Seicli nga ne e ndjen detyrimin moral dhe qytetar në mbështetje të qytetarëve që vijnë për të mbështetur Berishën. Solidaritet i madh i qytetarëve. Për kryetarin dhe njëkohësisht ajo pjesa e dhënies së mesazheve. Prononcimet shkojnë tek mesazhet që opozita është këtu, vazhdojmë përballjen. Na është hedhur një dorezë lufte. Është arrestuar në mënyrë antikushtetuese, kryetari i PD dhe lideri historik. Aksioni do të vazhdojë. Organizimi është i domosdoshëm. Mosbindja do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, do vazhdojë me protesta. Ta nisim këtë vit për të shembur këtë regjim që është ulur këmbëkryq në vend. Këtu kishte dhe revoltë brenda”, tha Boçi.




