Kësaj i thonë jetë, një qen në Vlorë paguhet 260 euro muaji…( perkrahja mujore per njeriu 3400 lek)
Nga Boldnews.al
Një qen vlonjat, madje endacak, tani e tutje, për të paktën tetë muaj radhazi do të marrë “pagë” prej 260 eurosh në muaj. Ky është projekti më i fundit, i nisur dhe bitisur nga Bashkia Vlorë, e cila parashikon ngritjen e përkohëshme të një strehëze për kafshët endacake. Plot 26 milionë lekë të reja janë parashikuar për ngritjen e 100 kafazëve për qentë, punësimin e gjashtë personave që do të marrin mbi 1700 euro muaji, makinë kompjutera dhe site sterilizuese.
Gjithçka me urgjencë, pasi në nisje të sezonit turistik pushuesit nuk duhet të shohin tufa qensh të braktisur, të cilët bëhen shpesh agresivë në kohë ndërzimi. Çështja e imazhit është shumë e rëndësishme. Dukja vlen më tepër sesa thelbi dhe shpesh kryeministri është parë të bëjë mbledhje të vazhdueshme në bregdetin e Jugut ku kërkon punë konkrete nga drejtuesit lokal.
Një prej këtyre punëve serioze është streha e përkohëshme e qenve, ku do të përfitojnë asistencë mjekësore, kapje me “lak special”, transport si “personalitete” me makinë të përzgjedhura (ku nga zëri shpenzimeve është parashikuar mbi 18 mijë euro) dhe një jetë me kushte moderne. Të paktën ky është projekti i fryrë i cili ka sjellë reagime në qytet, por vetëm në formë memesh.
Kur një pensionist përfiton mesatarisht 170 mijë lekë të vjetra në muaj, bashkia Vlorë për një qen ofron 260 euro muaji, ndonëse kosto e ushqimit të tij, madje të gatshëm dhe konservuar nuk u kalon më shumë se 1.3 euro në ditë. Megjithatë kostot “justifikojnë” mbajtjen e të tjerëve të punësuar që duhet të kenë mik të fortë, e madje me eksperiencë në patrotazhim për të kapur një nga gjashtë vendet e punës, me pagë mbi 1700 euro.
Edhe Bashkia Kukës kishte një “plan konkret” për ngritjen e strehëza për qentë, por fati i keq i qenve të Kukësit që kryetari i tyre po në “hartim të këtij projekti madhor”, ra në burg pasi nuk u përmbajt para epshit seksual që u mbyll me një “komunikim oral”, siç i ka hije pushtetit.




