Procedura/ Si do të bëhet akreditimi i universiteteve

universitete korpusiFaza e parë është ajo e akreditimit të institucionit, që ka të bëjë me mënyrën si funksionon ai, kurse faza e dytë është ajo e akreditimit të programeve të studimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe ekspertet e agjencisë britanike të akreditimit, Quality Assurance Agency (QAA) zhvilluan dje, një takim me përfaqësuesit e Institucioneve të Arsimit të Lartë, në lidhje me metodologjinë e vlerësimit të universiteteve. “Pasi kemi nënshkruar në muajin dhjetor 2014 marrëveshjen me agjencinë britanike, ekspertët e kësaj agjencia dhe të agjencisë sonë kanë bashkëpunuar për përcaktimin e metodologjisë që do përdoret, për të filluar më pas procesin e shumëpritur që lidhet me akreditimin dhe vlerësimin e kritereve të cilësisë për të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë, publike dhe private”, – tha Nikolla. Ministrja e cilësoi këtë fazë të akreditimit të IAL-ve si një moment tjetër të rëndësishme ku do të vazhdojnë të ruhen standardet e vendosura, të një komunikimi të vazhdueshëm me të gjitha IAL-të në vend, për të mundësuar një proces transparent. “Procesi i akreditimit do të ndërtojë së bashku me Institucionet e Arsimit të Lartë një situatë të re në arsim që mbart cilësinë e dëshiruar për studentët, duke vendosur një rregull të ri në të gjitha IAL-të si dhe standarde evropiane, në mënyrë që të mundësojmë për vendin një kapital njerëzor konkurrues në tregun e punës së gjithë hapësirës evropiane”, – tha Nikolla. I pranishëm në takim ishte edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z. Nicholas Cannon, i cili vlerësoi si shumë të rëndësishme në procesin e akreditimin, mbështetjen që duhet të japin komunitetet akademike. “Akreditimit është një element i rëndësishëm në kuadër të reformimit të gjerë të arsimit në Shqipëri. Pas mbylljes së fabrikave të turpshme të diplomave që njollosnin sistemin e arsimit të lartë, tani reforma ka hyrë në fazën e përmirësimit dhe ekselencës së arsimit të lartë duke marrë shembull nga praktikat më të mira të BE-së”, – tha ambasadori Cannon. Ambasadori shtoi se duhet përfituar nga përvoja britanike për të krijuar një sistem akreditimit shqiptar. Të pranishëm në takim ishin drejtuesit e IAL-ve publike dhe private në vend të cilët diskutuan me ekspertët anglez, Naquita Hall dhe Matthew Cott, sugjerimet e tyre mbi procesin e akreditimit.

 

Fazat

Procesi i akreditimit të IAL-ve do të ketë dy faza. Faza e parë është ajo e akreditimit të institucionit, që ka të bëjë me mënyrën si funksionon ai, kurse faza e dytë është ajo e akreditimit të programeve të studimit që ka të bëjë me mënyrën sesi zhvillohet një lëndë në një degë të caktuar. Pas kontrollit të kritereve të ligjshmërisë, që MAS zhvilloi për herë të parë në të gjitha IAL-të në vend, ekspertët britanik të QAA dhe ata shqiptarë të APAAL pritet të bëjnë akreditimin dhe rankimin cilësor të të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë publike e private. QAA është themelua në vitin 1997 si një shërbim për sigurimin e cilësisë dhe për ofruesit e arsimi të lartë në Mbretërinë e Bashkuar me misionin e mbrojtjes së standardeve dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë.

 

Rruga/ Çfarë do të ndodhë me ata që kanë fituar lotarinë amerikane?

Nëse unë marr një vizë nëpërmjet programit të DV-së, a do të më paguajë qeveria e SHBA-së pagesën e udhëtimit për në SHBA, a do të më ndihmojë për të gjetur strehim dhe punë dhe/ose a do më japë kujdes mjekësor apo ndonjë ndihmë tjetër financiare derisa unë të rregullohem plotësisht? Jo. Qeveria e SHBA-së nuk do të japë asnjë nga këto shërbime nëse ju merrni një vizë nëpërmjet programit të DV-së. Nëse ju jeni përzgjedhur për të aplikuar për një vizë DV-je, do t’ju kërkohet të dëshmoni se nuk do të bëheni barrë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se të pajiseni me vizë. Këto të dhëna mund të jetë në formën e një kombinimi të pasurive tuaja personale, një Garanci Mbështetjeje (Formulari I-134), i paraqitur nga një i afërm apo mik që banon në Shtetet e Bashkuara, një ofertë për punësim nga një punëdhënës në Shtetet e Bashkuara, ose evidencë tjetër. katër deri në gjashtë javë përpara datës së takimit të planifikuar për intervistë.

 

Tarifat

Aktualisht nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar elektronikisht për lotarinë. Sidoqoftë, nëse ju jeni përzgjedhur, duhet të paguani të gjitha tarifat për vizë të kërkuara në kohën e aplikimit për vizë si dhe intervistë drejtpërdrejt tek arkëtari konsullor në Ambasadën e Shteteve te Bashkuara apo Konsullatë. Nëse ju jeni një i përzgjedhur që ndodheni tashmë në SHBA, dhe aplikoni pranë USCIS për të rregulluar statusin, ju do t’i paguani të gjitha tarifat e kërkuara direkt pranë USCIS. Nëse jeni përzgjedhur, ju do t’i merrni detajet mbi tarifat e kërkuara të aplikimit për vizë emigrimi të DV-së bashkë me udhëzimet e dhëna nëpërmjet faqes së internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov.

 

 

Share it :