Proçedohet kolumbiani për paret e drogës

Prokuroria e PërgjithshmeProkuroria për Krime të Rënda ka akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”të mbetur në tentativë shtetasin kolumbian Cesar Augusto Pelaez Triana, i cili akuzohet se pasur detyrë të merrte paratë nga pritësit e sasisë prej rreth 256 kg kokainë.

Sasia e drogës u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi një vit më parë, në një anije tregtare që dyshohej se kishte destinacion Shqipërinë.

Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe të huaja, po vijon hetimin për zbulimin e porositësve të lëndës narkotike.

Share it :