Prençi: Po sjellin Kodin Penal të para 90-ës, vetëm kanë hequr agjitacionin dhe propagandën

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se po sjellin kodin penal të para 90-ës, vetëm kanë hequr agjitacionin dhe propagandën.

Prençi: Edhe për të ndryshuar apo për të shtuar një nen në Kodin penal duhet të mendohen mirë dhe të konsultohen jo vetëm profesorët por duhet edhe një konsultë me publikun.Muçi: Nuk ka pasur nevojë që të ribëhet Kodi penal nga e para

U hodhën disa nene për të bërë tymnajë, ndërsa meraku është për të mbrojtur pushtetarët që të mos dënohen kur të ikin nga pushteti.

Nuk kanë menduar një dispozitë për të mbojtur të dhënat personale në aplikacionet dhe rrjetet sociale.

Mesa duket ata nuk po ndryshojnë kodin penal, ata po sjellin atë kodin penal të para 90-ës, vetëm kanë hequr agjitacionin dhe propagandën.

Share it :