Populizmi i të djathtës, është rruga e duhur për ecjen përpara të Amerikës

Nga Ely Osborne “American Greatness”

Për një kohë shumë të gjatë, Partia Republikane i ka shpërdoruar fuqitë e saj politike. Edhe pse askush nuk do ta mësojë këtë nga lajmet e mediave kryesore, apo nga mediat sociale, Amerika mbetet përgjithësisht një vend “i qendrës së djathtë”.

Kultura popullore përhap vlerat progresive dhe mendimin liberal. Gjithsesi, një sondazh
i Gallup në vitin 2019, zbuloi se 72 për qind e amerikanëve e klasifikonin veten si “konservatorë” ose “të moderuar”. Ndërkohë, shtresa e mesme vazhdon që të zvogëlohet, ndërsa të ardhurat për më të pasurit vazhdojnë të rriten.

Qendra “Pew Research” zbuloi se për herë të parë në mbi 50 vjet, shtresa e mesme nuk përbën më shumicën e popullatës amerikane. Të ardhurat e kësaj shtrese, ka rënë nga rreth 60 në gati 40 për qind gjatë së njëjtës periudhë.
Sipas Byrosë së Analizave Ekonomike, sektori i prodhimit jepte gati 30 për qind të PBB-së nominale në vitet 1950, ndërsa tani përbën vetëm rreth 10-15 për qind. Dhe kjo e dhënë është e rëndësishme, pasi sugjeron se një pjesë e konsiderueshme e vendit në mesin e shtresës punëtore dhe asaj të mesme, mund të ketë pikëpamje të moderuara deri konservatore, por pa pasur një përfaqësim të vërtetë.
Që të dyja partitë i kanë lënë pas dore këta amerikanë. Demokratët i kanë braktisur njerëzit e shtresës punëtore, në këmbim të joshjes përmes politikës së identitetit të elitave në Hollivud, ato akademike, dhe kompanive të mëdha të teknologjisë në Silicon Valley.

Republikanët i kanë shpërdoruar dekadat e fundit, duke hartuar marrëveshje të “tregtisë së lirë”, dhe duke rindërtuar vendet anembanë globit, në një kohë kur shumë amerikanë të shtresës së mesme humbën vendet e tyre të punës, dhe panë shpërbërjen e komuniteteve të tyre.
Kapitalizmi është diçka fantastike, por pse një drejtues i një kompani të madhe duhet të fitojë miliona dollarë në ditë, ndërsa taksapaguesit amerikanë i subvencionojnë punonjësit e tyre përmes tollonave ushqimorë, dhe programeve të tjera të rrjetit të sigurisë sociale? Për më tepër, pse një kompani kineze, që shfrytëzon punën e fëmijëve, duhet të lejohet të shesë mallrat e saj në SHBA pa paguar asnjë taksë, ndërsa shitësit tanë ambulantë paguajnë si taksa një të tretën e fitimeve të tyre?

E përse cilësohet e drejtë të dërgosh dhjetëra miliarda dollarë në vende të tjera, por është “liberale” ta investosh të njëjtën shumë parash mbi sistemin arsimor amerikan, kujdesin shëndetësor, apo transportin publik? Pse më të pasurit fitojnë më shumë gjatë një pandemie, ndërsa më të varfrit duhet të zgjedhin midis pagimit të qirasë së shtëpisë dhe blerjes së ushqimeve për të mbushur barkun me bukë?
Këto pyetje nuk kanë marrë kurrë përgjigje. Dhe Partia Republikane duhet t’i adresojë tashmë këto shqetësime, duke iu rikthyer vlerave të populizmit të krahut të djathtë. Ajo duhet ta mbështesë sloganin “Amerika e Para” përmes politikave si mbrojtja e duhur e kufijve, kufizimi i emigracionit, mbajtja e burimeve në shtëpi në vend të dërgimit të tyre jashtë shtetit, dhe promovimin e industrisë amerikane.

Duhet pranuar se punët në industri, garantojnë stabilitet në strukturën ekonomike dhe sociale të vendit. Politikanët përmendin “përvojën” dhe “arritjet” e tyre si arsye për t’u rizgjedhur në detyrë. Por cilido që ka jetuar në Amerikën e shtresës së punëtoreve, e di se lidershipi i 30 viteve të fundit ka dështuar. Partia Republikane duhet të mbrojë mënyrën amerikane të jetesës, duke ndërtuar lagje të sigurta përmes mbështetjes së ushtrisë, zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të Amendamentit të Dytë, ndërsa duhet të promovojë vlerat judeo-kristiane të të qenit pro-jetës dhe familjes.

Liria është thelbësore për mbijetesën e republikës, por është po aq e rëndësishme që fëmijët të rriten në familje të qëndrueshme, dhe ku t’u mësohet dallimi mes së drejtës dhe të gabuarës. Republikanët duhet të refuzojnë korrupsionin, por të refuzojnë të ndikohen edhe nga kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe Uoll Striti.
Ata duhet të ndalin përpjekjet për të kënaqur gjigantët e mediave sociale, kompanitë shumëkombëshe dhe kompanitë farmaceutike. Ndërkohë, duhet të luftojnë për të mbrojtur të drejtat e lirisë së fjalës për qytetarët amerikanë në platformat e tyre, dhe të sigurohen që zgjedhësit e tyre të vazhdojnë të kenë punë cilësore në lagjet e tyre.

Janë njerëzit e thjeshtë ata që i çojnë republikanët në postet e larta dhe jo elitat, dhe politikat e tyre duhet ta pasqyrojnë këtë fakt. “Xho Smith”, që ka bashkëshorten të ndërvarur nga droga dhe që së fundmi e humbi vendin e punës, nuk i intereson aspak që një shkollë u rindërtua në një vend diku në botë.
Ai madje nuk di as të përdorë si duhet internetin për të parë dokumentarin e “Netflix”, ku elita amerikane ligjëron mbi politikën e identitetit dhe “privilegjin” e tij. Ai është fokusuar vetëm tek pamundësia për të ushqyer vajzën e tij të vogël, dhe nuk arrin ta kuptojë se përse qendra e më e afërt e rehabilitimit, që është 1 orë larg shtëpisë së tij, i ka gjithnjë vendet e zëna për 3 muajt e ardhshëm.

Dhe kjo është një histori shumë e njohur për shumë njerëz. Duket sikur klasa politike në pushtet, është tërësisht e shurdhër ndaj ankesave të njerëzve të zakonshëm. Republikanët duan të luajnë me “manualin”e vjetër, të cilin demokratët e kanë braktisur prej kohësh. Ndërsa republikanët shqetësohen për “procedurën”, demokratët planifikojnë të anulojnë rregullat në fuqi, të zhdukin Kolegjin Zgjedhor, dhe të marrin nën kontroll sistemin gjyqësor, teksa na japin leksione mbi Kushtetutën, ndërsa e zbatojnë agjendën e tyre radikale në kurriz të amerikanëve të zakonshëm.

Nuk është më e pranueshme që republikanët të jenë “demokratë të moderuar”, dhe dalëngadalë t’i lëshojnë terren të majtës. Është kjo arsyeja pse tani më shumë se kurrë, duhet të themelohet një krah i ri i të djathtës, që të frenojë turmën e liberaleve, dhe ta drejtojë këtë vend në drejtimin e duhur.
Amerika është një vend që ia vlen të mbrohet, dhe ka ardhur koha që një gjeneratë e re patriotësh të luftojnë kundër lëvizjes progresive që po përpiqet të marrë peng vendin. Presidenti Donald Trump, e ka ndryshuar ndjeshëm lidershipin e Partisë Republikane, por ai nuk do të jetë gjithmonë president.

Nëse Partia Republikane i kthehet sërish tregtisë të lirë dhe luftërave të kota me synim ndryshimin e regjimit, ajo do të zhduket për fare, dhe nëse ndodh kjo, e meriton atë fund. Në dekadat e shkuara përpara Trumpit, njerëzit e shtresës punëtore do të mbështesnin verbërisht demokratët, dhe republikanët nuk do të shqetësonin ndonjëherë për adresimin e shumicës së këtyre çështjeve. Por kohët po ndryshojnë, dhe ky është shansi i fundit që Partia Republikane ta shpallë veten si partia e njerëzve të zakonshëm, dhe të qeverisë ashtu siç e dëshiron mbështetjen e tyre.CNA.al

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…