Prania e Ambasadorit Amerikan Donald Lu nuk e ka penguar kandidaten për kryebashkiake të Shkodrës Voltana Ademi të akuzoj krerët e mazhorancës së majtë si të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve. Ademi ka akuzuar PS dhe LSI si organizatore të manipulimit të zgjedhjeve nëpërmjet sistemit TIMS. “Duhet të verifikohet në mënyrë të menjëhershme sistemi TIMS. Ka denoncime se po përdoret sistemi TIMS në mënyre abuzive për regjistrimin e emigranteve që gjoja hyjnë në Shqipëri, për të justifikuar votimin fiktiv të tyre nga persona të tjere, përmes përdorimit të kartave fallco”, tha Ademi.
Për më tepër, lexoni nesër në “Standard”, print.




