Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri në qytetin e Lezhës. Shoferi i linjës Kalivaç-Lezhë u qëllua disa herë me plumba nga dy persona. Në pranga ka përfunduar njëri prej autorëve me emrin Gjovalin Voci, 40 vjeç. Ky i fundit u arrestua teksa tentonte të dilte jashtë vendit.

Shoferi A.Gj. u plagos në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje në polici 47-vjeçari ka deklaruar se nuk i njihte agresorët.
Njoftimi i policisë:
Me datë 11.07.2017 , rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç.
Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor, që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes




