Pak minuta pas atentatit në Elbasan, policia arriti të gjejë armën me të cilën u qëllua ndaj Florenc Çapjes. Është një Kallashnikov, me të cilin u plagos Bledar Muça dhe një punonjëse e policisë. Bledar Muça po lëvizte me makinë bashkë me Çapjen kur janë qëlluar me armë. Policja ka qenë duke kaluar rastësisht dhe u dërgua menjëherë në spital pas plagëve. Atentatorët kanë qenë në lëvizje me një makinë kur qëlluan me armë.




