Takimi elektoral i Partisë Demokratike në Vaun e dejës është shoqëruar me një incident gjatë ditës së sotme. Pas një debati me vëllain e kandidatit të PD në këtë zonë, Zef Hila polici i identifikuar si Gjergj Dodani ka qëlluar në ajër.
Kjo ka sjellë reagimin e Fredi Hila, vëllai të kandidatit të PD që ka denoncuar ngjarjen në polici, duke pretenduar se është sulmuar me armë teksa ecte me makinën e tij nga polica. Nga ana e saj policia lokale ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.




