Po luante në oborrin e shkollës, plagoset me mjet të mprehtë 13-vjeçari

Një 13-vjeçar është lënduar me një mjet të mprehtë duke luajtur me një bashkëmoshatar në oborrin e shkollës “1 Qershori”. 13-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.

13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :