Plumb dputetit të PD, reagon ashpër Bardhi: Kjo është shpallje lufte…
Deputeti i PD Kliti Hoti ka mbetur i plagosur gjatë protestës së zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë.
Dyshohet se deputeti është goditur me plumb gome gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Pas incidentit, ai ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa më pas është transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar ngjarjen si shpallje lufte dhe ka paralajmëruar ndjekje ligjore.
Kjo është shpallje lufte! Do të përgjigjeni! Goditja ndaj një deputeti, në krye të detyrës, me plumb në trup, është një krim që do të marrë përgjigje ligjore dhe personale”, shkruan Bardhi në postimin e tij, të cilin e ka shoqëruar me një video nga vendngjarja.




