Balliu: Edi Rama urdhërdhënës i atentatit ndaj deputetit Klit Hoti, përgjegjësia do të kërkohet deri në fund!

Balliu: Edi Rama urdhërdhënës i atentatit ndaj deputetit Klit Hoti, përgjegjësia do të kërkohet deri në fund!

Deputeti Klevis Balliu akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Rama për sulmin ndaj deputetit demokrat Kliti Hoti, duke e cilësuar përgjegjës politik për dhunën ndaj opozitës. “Askush nuk është mbi ligjin!”, thekson Balliu.

Reagimi i plotë:

Atentati ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Klit Hoti, është kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të Edi Ramës!

Edi Rama është urdhërdhënësi dhe përgjegjësi politik për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe deputetëve të opozitës. Nuk do të ketë pushtet, polici apo bandë që do ta shpëtojë nga përgjegjësia për këto akte kriminale.

Për çdo qytetar të dhunuar, për çdo deputet të sulmuar, përgjegjësia do të kërkohet deri në fund. Askush nuk është mbi ligjin!

Share it :