Një debat i fortë vazhdon prej orësh në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave, (KAS). Anëtari i Partisë Socialiste në KAS, Ilir Rusmalji u përplas me anëtarët e Partisë Demokratike në lidhje me identifikimin e personave që votuan dy herë në qarkun e Beratit dhe Gjirokastër. Rusmajli kërkoi nga përfaqësuesit e PD informacion por ata deklaruan se është detyrë e institucioneve të tjera që të bëjnë identifikimin, pasi ata vetë nuk kanë informacion se kush kanë qenë personat.
Debati në KAS:
Ilir Rusmajli: Unë marr seriozisht procesin. Nuk jam i sigurtë për të gjithë.
Ledio Braho: Po kemi pranuar dhe prova pa firma.
Ilir Rusmajli: Po më bëni të dyshoj se doni ta interpretojmë vetëm në një drejtim
Ledio Braho: Po e kthejmë si në prokurori me pyetjet që bëjmë. Është rast i përsëritur. Po pyetet si në hetuesinë e dikurshme. I mungon vetëm një dritë mbi kokë.
Ilir Rusmajli: Po ç’i keni këto fantazi more! Është interesante, si ka mundësi që asnjërit në këtë sallë që këta dy persona, kujt force i përkasin? Pse nuk doni ta dini? Keni mundësinë që të nxirrni dokumentat që të identifikoni funksionin e tyre?
Lealba Pelinku: Po do të marrim të gjitha masat.
Altin Kaziaj: Ç’na duhet ne?
Ilir Rusmajli: Ka një opsion që mund të tregojë se kanë provokuar me dashje.
Ledio Braho: Kjo është fantazia më e madhe, jo ajo që thashë unë. Pse nuk parashikuar si ekspert ligjor? Ka edhe një rast të tretë, një qytetar ka votuar në qarqe të ndryshme. Është e parëndësishme kjo që thoni ju. Vendimin do ta merrni ju, shpresoj se sipas ligjit. Hedhja e hipotezave tregon se ka qëllime të tjera.
Ilir Rusmajli: Nuk më pengoni dot të bëj detyrën!
Eridian Salianji: Ishte provë e kërkuar nga ne. Nga debati u sqaruan disa rrethana. Shohim që 13 shenja gishti përkojnë në qendra. Sqaruat që është e operatorit. Janë dy shenja gishti. Mund të ndodhë që kjo shenjë dy herë të jetë e testimit të aparaturës. Është vetëm një shenjë gishti dy herë.
Lealba Pelinku: Nuk është parashikuar testim në ditën e zgjedhjeve.
Eridian Salianji: Gjithë debati nga 70 persona, konkluzioni është në 2. E keni të provuar se kanë votuar? E kanë hedhur fletën?
Lealba Pelinku: E saktësova dhe më parë. Janë të dhëna që flasin vetëm për identifikimin.
Marash Logu: Nga kryqëzimi i të dhënave PEI është bërë të gjithë të dhënat nga një qark, apo në të gjithë vendin. Mbase ka raste të tjera kur shenjat janë përdorur në qarqe të ndryshme. Domethënë e njëjta shenjë gishti mund të jetë përdorur në Gjirokastër dhe në Shkodër…
Lealba Pelinku: Çdo shenjë gishti krahasohet nga të dhënat e PEI.
Marash Logu: Pasi lexohet mjeti i identifikimit, vendosen gishtërinjtë, nëse nuk funksionojnë, ka të drejtë operatori ta vendosë?
Lealba Pelinku: Do të kalohej në identifikimin pa marrjen e shenjës. Marash
Marash Logu: Pra përbën shkelje të ligjit…A ekziston mundësia që një person të paraqitet me 19 karta dhe të ketë vendosur shenjën e tij të gishtit?
Lealba Pelinku: Do të analizohen edhe këto.




