Petrit Vasili: Procesi ndaj Metes me i zi se Neni 55 eshte akuza me rende ndaj drejtesise se shitur tek pushteti!
Nga Petrit Vasili
E gjithe kjo dosje e urdheruar nga interesat më mafioze rilindase eshte sot e diskredituar totalisht dhe nuk as lidhjen me te vogel me zbatimin e ligjit.
Kjo dosje eshte nje nga faqet me te zeza te shtetit shqiptar.
Procesi ndaj Metes eshte realisht akuza me e rende kunder drejtesise se shitur tek Rama!
Çdo hap, çdo veprim dhe cdo procedure e ndjekur ndaj Metes eshte prove e nje drejtesie te shitur koke e kembe, qe shkel cdo ligj e standart ligjor ne funksion te hakmarrjes politike.
Rrembimi kriminal i pa ndodhur kurre me pare, dhunimi i procedurave dhe shkeljet e panumerta njera me e turpshme se tjetra jane kjo e gjithe ngrehina e kalbur e nje procesi, i cili eshte akuza me e rende per vete drejtesine.
Sikur vetem nje minute te vetme institucionet e drejtesise te merrnin nen hetim shkeljet e panumerta proceduriale dhe ligjore menjehete rolet do te ndryshoheshin dhe ne banken e te akuzuarit ndodheshin vete prokuroret dhe gjyqtaret e drejtesise
“speciale”.
Do te ishin ne bangen e te akuzuarit vete prokuroret sepse:
Nuk hetuan per urdheruesit dhe ekzekutuesit e rrembimit kriminal dhe te paligjshem te Metes
Fshehen dokumenta shume te rendesishme qe rrezonin akuzen e tyre sic ishte dokumenti i nentorit te vitit 2024 per lobimin qe erdhi nga SHBA.
Vendosja e mases se arrestit me burg pa asnje shkak te perligjur dhe pa asnje fajt qe motivonte kete mase shproporcionale qe ishte vetem demostrim i urdherit politik te Rames per te izoluar Meten si nje nga liderat politike me te rendesishem ne vend.
Vazhduan arrestimin dhe mbajtjen ne burg pa asnje arsye dhe justifikim ligjor, bile duke fshehur zhvillime shume te rendesishme sic ishte renia e akuzes kryesore asaj te lobimit, qe per pasoje nuk motivonte aspak izolimin ne burg.
I gjithe procesi zhvillohet fare qarte si hakmarrje e verber politike sepse asnje prove, dokument apo fakt nuk kane qene ne gjendje te paraqisin pervec thashethemeve te denja per nje pijetore ordinere lagjeje.
Edhe procesi i bunkerizuar qe nga perdorimi idiotesk i kafazit te qelqte dhe pengimi i trasmetimit live per mediat jane zgjatimi i hakmarrjes politike ne gjykate.
Asgjesimi publik me argumenta te pakundershtueshme i procesit nga ana e mbrojtjes ligjore te Metes eshte tashme nje realitet absolut.
Ndaj edhe pengohet ne menyre te dhunshme dhe mjerane trasparenca e ketij procesi.
Ne fund te fundit te gjithe e kane te qarte se i gjithe ky proces ndaj Metes ishte dhe mbetet nje farse mashtruese mjerane e sherbetoreve te Rames ne drejtesi.
Pa as me re voglin dyshim ata qe kane marre guximin te ndermarin kete krim politik me duart e drejtesise do te pergjigjen per shperdorimin e ligjit si sopate per te prere kokat e opozitareve per llogari i te Rames.
Por duhet ta kene te qarte se Rama pasi i perdori do ti hedhe ne plehra sic ka bere me te gjithe dhe atehere do ta kuptojne se kur shitesh fundin e ke te paracaktuar.
Doja e Metes eshte akuza me e rende, qe rendon mbi drejtesine me regji si prove e talebanizmit me te eger antiligjor dhe politik.




